Flash News

E-TJERA

Video/ Dy makina qëlluan njëra-tjetrën në lëvizje, detaje nga masakra me 3 viktima në Shkodër

Video/ Dy makina qëlluan njëra-tjetrën në lëvizje,

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Dobraç të Shkodrës këtë të mërkurë, ku raportohet për 3 viktima dhe dy të plagosur.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ka përfshirë dy automjete qëlluar ndaj njëra-tjetrës me breshëri teksa ishin në lëvizje.

Një nga mjetet, me targa kroate, u godit disa herë dhe më pas humbi kontrollin, duke u përplasur me një mur.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa ambulanca dhe grupi hetimor po kryejnë veprimet përkatëse.

Të fundit