Flash News

E-TJERA

Video erotike, ironizon Këlliçi: Po pres reagimin e Urdhrit të Psikologut, u shqetësuan shumë nga posteri im

Video erotike, ironizon Këlliçi: Po pres reagimin e Urdhrit të

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi për kreun e bashkisë së Tiranës ka reaguar me ironi lidhur me videon erotike të Safet Gjicit, i cili më pas dha dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë së Kukësit.

Në një postim në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje një reagim të Urdhrit të Psikologut kundër tij në rastin e posterit me gishtin kundër korrupsionit.

Ai shkruan se po pret reagimin e Urdhrit të Psikologut tashmë edhe për skandalin ‘Gjici’.

 “Në pritje të reagimit të Urdhrit të Psikologut, të atyre që u shqetësuan shumë nga posteri i fushatës sime elektorale kundër korrupsionit. Rastin e Gjicit të Kukësit ende nuk e paskan parë mesa duket…” shtoi ai.

 

Të fundit