Flash News

E-TJERA

Video/ Fitorja 'trullos' futbollistin, nuk gjen stemën e skuadrës për ta puthur

Video/ Fitorja 'trullos' futbollistin, nuk gjen stemën e
Në foto: Muhammed Gumuskaya teksa tenton të gjejë stemën

Fanellat e reja të skuadrave duket se në dukje janë diçka vërtet emocionuese, por ndonjëherë bëhen shkak për të krijuar situata komike.

Një gjë e tillë ka ndodhur me futbollistin e skuadrës turke të Fenerbahçes, Muhammed Gumuskaya. Talenti i kombëtares turke shënoi golin e fitores në minutën e 65-të në sfidën kundër Helsinkit.

Për të festuar golin që i dha fitoren Fenerbahçes, futbollisti tentoi të gjente stemën e skuadrës për ta puthur në shenjë respekti dhe dashurie. Por mesa duket, tentativa e tij rezultoi e pasuksesshme.

Momenti në video tregon se si Gumuskaya dorëzohet teksa nuk gjen dot stemën e Fenerbahçes.

Të fundit