Flash News

E-TJERA

Video/ Çështja në gjyq, Veliaj nis shembjen e pallatit te “Myslym Keta”

Video/ Çështja në gjyq, Veliaj nis shembjen e pallatit te

Me praktikën e vjetër, që në orët e para të mëngjesit, ka nisur shembja e pallatit në rrugën “Myslym Keta”, Kombinat.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka nxjerrë një video, ku fadromat e IKMT-së kanë nisur punën për shembjen e objektit.

Pak ditë më parë, banorët e kaluan natën jashtë, pasi Bashkia iu ndërpreu furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

“Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë. Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare”, shkruan Këlliçi.

Bashkia Tiranë e shembi pallatin me pretendimin se është dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Të fundit