Flash News

E-TJERA

Video/ Fat i keq për Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar dëmtohet pas vetëm pak minutash në fushë

Video/ Fat i keq për Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar

Marash Kumbulla ishte zgjedhur të luante titullar në ndeshjen që Roma zhvilloi kundër Milanit, ku ky ishte “shansi i artë” për të. Gjithsesi për fatin e tij të keq, mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë la fushën i dëmtuar pas vetëm 10 minutave lojë për shkak të një dueli me sulmuesin e Milanit, Olivier Giroud.

Ky nuk është aspak një lajm i mirë për trajnerin e ekipit nga kryeqyteti, Jose Mourinho, i cili sikur të mos mjaftonin problemet e skuadrës, mungesat e shumta, duhet të përballet edhe me dëmtimin e lojtarit kuqezi.

Ky sezon nuk ka qenë shumë pozitiv për Kumbullën. Te Roma shpresojnë që ai të mos ketë asgjë serioze, pasi Serie A është në një moment vendimtar.

 

 

Të fundit