Flash News

E-TJERA

VIDEO/ "Ferrarri" me 231 km/h në Bypass-in e Fierit, arrestohet polaku dhe i sekuestrohet mjeti

VIDEO/ "Ferrarri" me 231 km/h në Bypass-in e Fierit, arrestohet

Një shtetas polak është arrestuar nga Policia, pasi është kontatuar duke ecur me automjetin e tij, tip "Ferrari" me targa gjermane me shpejtësi  231 km/h në Bypass-in e Fierit. Në pranga është vënë shtetasi T. S., 50 vjeç, nga Polonia.

Sipas burimeve zyrtare, nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpolin ka rezultuar se automjet "Ferrari" që drejtonte polaku është i shpallur në kërkim në Gjermani, për mungesë siguracioni. Gjithashtu, mësohet se leja e drejtimit që ky shtetas i paraqiti punonjësve të Policisë, ishte e falsifikuar.

Mbi 50-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale "Përdorimi i dokumenteve të falsifikuara" dhe "Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve".

Gjithashtu, shtetasit nga Polonia i është vendosur edhe masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe mungesë siguracioni.

Automjeti tip "Ferrari" u sekuestrua nga uniformat blu në cilësinë e provës materiale.

Të fundit