Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Finalja e Kupës kthehet në 'arenë boksi', sherr masiv në derbin durrsak

VIDEO/ Finalja e Kupës kthehet në 'arenë boksi', sherr

Një sherr mes lojtarëve është regjistruar ditën e djeshme në Durrës ku luhej finalja e Kupës së Shqipërisë mes Teuta Basket dhe Goga Basket.

Fillimisht u regjistrua një përplasje trup më trup mes basketbollistit të Goga Basket Lilaj dhe një basketbollisti të Teuta Basket.

Kaq mjaftoi që lojtarët të mos i mbanin më nervat dhe të përlesheshin fizikisht me njëri-tjetrin. Siç mund ta shihni dhe në pamjet e OraNews, Lilaj më pas goditet me grushte dhe një tjetër lojtar me ngjyrë të skuadrës kundërshtare.

Situata më pas është qetësuar dhe loja ka vijuar normalisht. Në fund kupën e rrëmbeu Teuta Basket.



Të fundit