Flash News

E-TJERA

Video/ Fitore për zonën Champions, Juventus mund Atalantën dhe ngjitet në vendin e dytë

Video/ Fitore për zonën Champions, Juventus mund Atalantën dhe

Juventusi ka hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë mundën me rezultatin 0-2 Atalantën dhe ngjiten në vendin e dytë në renditje.

Pas një pjese të parë pa gola ishte Junior, që luante takimin e parë si titullar te Juventus, finalizoi një gol të bukur të nisur po nga këmbët e tij. 0-1 në minutën e 56-të, me bardhezinjtë që kishin edhe shanse të tjera.

Vendasit u përpoqën shumë në fund të shmangnin minimalisht humbjen, por nuk ia dolën dot. Në fund, miqtë shënojnë golin e dytë me Vlahovic.

Juventus ngjitet në vendin e dytë me 66 pikë dhe tashmë duket më i sigurtë për pjesëmarrjen në Champions, ndërsa Atalanta mbetet në vendin e gjashtë me 58 pikë dhe larg kësaj zone.

GOLI I PARË

 

GOLI I DYTË

 

RENDITJA

Video/ Fitore për zonën Champions, Juventus mund Atalantën dhe

 

 

Të fundit