Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Futbollisti humbet gishtat në fushë, i plas në dorë fishekzjarri

VIDEO/ Futbollisti humbet gishtat në fushë, i plas në dorë

Fabio Schiafino, një futbollist i kategorive të ultë në Belgjikë ka humbur një gisht dhe i janë prerë pjesërisht dy të tjerë pasi i ka plasur në dorë një fishekzjarr i hedhur në fushë nga një tifoz.

Fabio Schiafino, i cili luan me KSCT Menen në kategorinë e katërt belge, kishte shënuar dy gola gjatë ndeshjes dhe po e festonte më së miri deri në momentin kur ndodhi incidenti i pakëndshëm.

“Më plasi në dorë dhe kur u largua tymi, pashë që një pjesë e gishtave të mi ishte zhdukur”, rrëfen Schiafino për “HLN”.

Policia arrestoi tifozin që hodhi fishekzjarrin, një 21-vjeçar nga Wevelgem, për t'u marrë në pyetje dhe më pas e la të lirë.

Të fundit