Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve në Tiranë, arrestohen tre persona

VIDEO/ Goditet grupi i trafikut të armëve në Tiranë,

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit, duke arrestuar tre persona. Në kuadër të operacionit "Armatimi” janë vënë në pranga shtetasit: Indrit  Dumi, 30 vjeç, Mario  Çelmeta, 30 vjeç dhe Fabian Dumi, 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Policia e Tiranës njofton se kishte grumbulluar informacione në rrugë operative se këta 3 shtetas merreshin me shitjen e armëve të zjarrit dhe bazuar në këto prova, gjatë operacionit, në fshatin Vishnje, u bë kapja dhe arrestimi i këtyre shtetasve.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në automjetin tip “Smart” me drejtues shtetasin Fabian Dumi dhe pasagjer shtetasin Mario  Çelmeta, uniformat blu kanë gjetur:

• një armë zjarri mitraloz të lehtë, dy automatikë, një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, municion luftarak, tre aparate celular. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestrua dhe automjeti.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Indrit  Dumi i priste dy shtetasit e tjerë në vendin e takimit, në fshatin Vishnje, për të marrë armët dhe municionet.

Policia njofton se vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtari kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Të fundit