Flash News

E-TJERA

Video/ Gol në minutën e fundit, Napoli mund Juventusin dhe i afrohet titullit

Video/ Gol në minutën e fundit, Napoli mund Juventusin dhe i afrohet

Juventus-Napoli ishte kryendeshja e javës në Serinë A, ku të dyja skuadrave iu duhej fitorja për të arritur objektivat e tyre. Bardhezinjtë vinin me moralin e lartë pasi iu rikthyen përkohësisht 15 pikët në renditje dhe ishte lart në zonën evropiane.

Napoli nga ana tjetër vinte nga zhgënjimi i eliminimit në Champions nga Milani dhe fokusin e ka vetëm në kampionat, ku janë pranë fitores së titullit kampion.

Një ndeshje e luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat, por dhe me gola të anuluar, ku u desh ndërhyrja e VAR që të anulonte një gol të sulmuesit të Juventusit, Angel Di Maria.

Kur dukej se ndeshja do përfundonte në barazim, një aksion i shpejtë i napolitanëve në minutën e 93-të bëri që Raspadori të shënonte golin e fitores. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1 dhe Napoli shkon në 78 pikë e shkëputet ndjeshëm nga ndjekësit, ku kanë mbetur vetëm 7 javë kampionat.

Juventusi nga ana tjetër mbetet në vendin e 3-të me 59 pikë, por që mund tu ulen pasi nuk ka mbaruar çështja e parregullsive me financat dhe mund tu ulen 6 deri në 9 pikë.

RENDITJA NË SERIA A

Video/ Gol në minutën e fundit, Napoli mund Juventusin dhe i afrohet

Të fundit