Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Gola, sherr dhe kartona të kuq. Juventus dhe Inter mbyllet në barazim mes polemikash

VIDEO/ Gola, sherr dhe kartona të kuq. Juventus dhe Inter mbyllet në

Ditën e djeshme u luajt ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Interit, ku nuk munguan emocionet deri në minutën e fundit.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat nuk prodhuan shumë raste, ku më i rrezikshmi ishte goditja e Brozoviç, por që u prit nga Perin. Pjesa e dytë ishte më tërheqëse me Interin që rrit presionin dhe iu afrua golit. Por në minutat e fundit një gabim në vendosjen e mbrojtjes zikaltër dhe i dha mundësi Cuadrados që të shënonte.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte, mbrojtësi i Juventusit, Bremer preku aksidentalisht topin me dorë duke shkaktuar penallti. Nga pika e bardhë u prezantua Lukaku që shënoi dhe festoi para tifozëve vendas.

Kjo nxiti irritim tek lojtarët e Juventusit dhe në fushë filloi përleshja. Lukaku dhe Cuadrado u përjashtuan me kartona të kuq dhe do të mungojnë ndeshjen tjetër.

 

Të fundit