Flash News

E-TJERA

Video/ Golat e Vinicius dhe De Bruyne nuk mjaftojnë, Reali dhe City me llogari të hapura për finalen

Video/ Golat e Vinicius dhe De Bruyne nuk mjaftojnë, Reali dhe City me

Gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Real Madrid dhe Manchester City u mbyll në barazim 1-1. Në ndeshjen që u luajt në “Bernabeu”, nuk munguan rastet dhe golat spektakolar.

Pjesa e parë u dominua nga “Qytetarët”. Në minutat e para, të besuarit  e Guardiolës ishin kërkues, madje pretenduan për një penallti pasi Dias dhe Haaland u rrëzuan në zonë, por për kryesorin loja duhej të vazhdonte.

Në minutën e 36’, Real Madrid kaloi në avantazh me një supergol nga distanca të Vinicius Junior. Braziliani shtangu të pranishmit ku nga hiçi lëshoi një “predhë” që ishte e pamundur të ndalej nga portieri Ederson.

Në fillimin e pjesës së dytë, vendasit u afruan shumë me golin e barazimit me Kevin De Bruyne që humbi një rast të pastër. Megjithatë mesfushorit i erdhi mundësia përsëri dhe në minutën e 67’ shënoi një gol mjaft të bukur nga distanca.

Pavarësisht rasteve në fund, të dyja skuadrat u kënaqën me këtë rezultat dhe do kërkojnë biletën e finales në “Etihad”.

 

Të fundit