Flash News
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Video/ Goli i Giroud mjafton, Milani mund Juventusin dhe “prenoton” një vend në Champions League
Milani ka arritur të sigurojë kualifikimin për në Championë League një javë përpara fundit. Matematika i lejon kuqezinjtë të festojnë kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, pas fitores 0-1 ndaj Juventusit në Torino.
Ekipi i Piolit renditet në vendin e katërt me 67 pikë, 6 më shumë se Atalanta e vendit të pestë. Në krahun tjetër, “Zonja e Vjetër” e sheh veten në vendin e shtatë me 59 pikë.
Sa i takon ndeshjes, 90 minutëshi u vendos nga një gol i Olivier Giroud. Sulmuesi francez u koordinua mirë me kokë në fundin e fraksionit të parë, duke dërguar sferën në një cep të pamundur për polakun Szczesny.