Flash News

E-TJERA

Video/ Habit shefja e Onkologjikut: Të sëmuresh me kancer s’do të thotë që ke nevojë për KEMP

Video/ Habit shefja e Onkologjikut: Të sëmuresh me kancer s’do

Një deklaratë e bërë nga shefja e Onkologjikut, Silvana Çeliku, është bërë virale në rrjet për shkak të fjalëve shokuese që ka përdorur për pacientë me tumor, të cilët kurohen pranë repartit që ajo drejton.

Në fjalën e saj në Komisionin e Shëndetësisë, Çeliku u shpreh se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.

“Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, këtë nuk e fshehim. Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim pastaj… të sëmuresh me kancer nuk do të thoshte se je e paaftë për punë. A, kur je duke vdekur, këtu pastaj ndryshon..!”, tha Çeliku.

Deklarata e Ccelikut vjen disa kohë pas skandalit që shpërtheu tek Onkologjiku, ku mjekët bënin pazare me kurimin e pacientëve dhe i orientonin drejt spitalit privat të mjekut Edmond Gashi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Të fundit