Flash News

E-TJERA

Video/ Hajduti vjedh makinën në Tiranë me karrotrec në mes të ditës

Video/ Hajduti vjedh makinën në Tiranë me karrotrec në mes

Një person u arrestua nga policia e Tiranës për vjedhjen e një automjeti dhe një motomjeti.

Në pranga ra E. B, 38 vjeç banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit. Konkretisht më datë 27 prill 2023, në rrugën "Hoxha Tahsim", dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N.

Ndërsa më datë 3 maj 2023, në rrugën "28 Nëntori", dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur dhe motomjeti i vjedhur, si dhe një aparat celular.

 



 

 

Të fundit