Flash News

E-TJERA

Video/ Hamburgu “vishet” kuqezi, tifozët shqiptarë dynden drejt stadiumit

Video/ Hamburgu “vishet” kuqezi, tifozët shqiptarë dynden

Mijëra tifozë shqiptarë do të shohin sot nga “Volksparkstadion” në Hamburg sfidën mes Kroacisë dhe Shqipërisë.

Tifozët janë dyndur drejt rrugëve të Hamburgut duke e veshur qytetin gjerman “kuqezi”. Numri i tifozëve në mbështetje të kombëtares pritet të jetë i madh.

Në sfidën me “Azzurët”, stadiumi i Dortmund ishte i gjithi i kuq pasi tifozët shqiptarë ishin më shumë në numër se sa italianët.

Kroacia dhe Shqipëria kërkojnë të dyja fitore, pasi vijnë nga një humbje në ndeshjen e parë të grupeve. Kroacia u mund 3-0 nga Spanja ndërsa Shqipëria humbi 2-1 përballë Italisë.


 

Të fundit