Flash News

E-TJERA

VIDEO/ "Hape rrugën se të ha mëlçinë", Policia “ngre në ajër” invalidin

VIDEO/ "Hape rrugën se të ha mëlçinë",

Ndërtimi i koncesionit Thumanë-Kashar me vlerë 457 MLN € nga “Gener 2” e Bashkim Ulajt ka bërë që pronarët e tokës të përplasen me Policinë e Shtetit.

Një situatë e tillë është publikuar nga JOQ Albania ku duket Policia që tenton të shoqërojë një të moshuar me të dyja këmbët me proteza.

Situata e rrëfyer nga familjarët:

“Ja ja si i trajton policia e shtetit sidomos ato te krujes konkretisht oficeri i policise gjyqsore kruje. Babi esht invalid, mami me probleme kardiake.

Kemi dit qe dalim dhe kerkojme dokumente qe lejojne firmen gener 2 te kryeje punime por ato nuk kane asnje dokuemntacion.

Kane bllokuar rrugen qe mos te kalojne kamionat dhe mjetet e tjera te renda sepse jane afer shtepise.

I kemi thene nuk jemi kunder rruges por te na shpronesojne. Policia mban anen e firmes.

Te gjithe ata qe vijne thone keni te drejte por ne jemi punetore thone dhe minjte e medhenj nuk dalin ne skene. Na shpronesuan pemet per token qe kan zene pet 3 jave i mbaruan procedurat sepse donin qe te fillonin punimet.

Kurse per token dhe shtepine kane 1 vit qe na genjejne. Jemi duke u mare dhe me cdo dokument te mundshem zyrtar po pa pergjigje deri me tani. Toka esht me dokumenta te rregullta ne emrin e babit tim.

Tim ati i kan bllokuar dhe makinen personale ai esht invalid dhe makina ka 1 jave ne komisariatin e fushe krujes.

Madje oficeri i policise fushe kruje i ka thene tim vellai hape rrugen se te ha melcine, e kuptoni ku jemi? Cfare gjuhe…?!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Të fundit