Flash News

E-TJERA

Video/ Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç në Korçë, ndalohen tetë persona

Video/ Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç

Koncerti i këngëtarit boshnjak Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë natën e mbrëmshme është shoqëruar me incidente.

Gjatë performancës së Bregoviç është hedhur gaz lotsjellës në një pjesë të stolave ku ishte ulur publiku. Siç duket edhe nga pamjet, pjesëmarrësit janë ngritur të alarmuar, teksa vendosin shami në hundë dhe dukë fërkuar sytë për shkak të djegies që shkakton gazi lotsjellës.

Gjatë ditës, policia njoftonte se ishin marrë masa të rrepta sigurie, me mbi 200 forca të pranishme. Policia shoqëroi 8 të rinj për gazin lotsjellës, ndërsa Goran Bregoviç nuk e ndaloi për asnjë moment koncertin.

 

 

Të fundit