Flash News

E-TJERA

Video/ Hidhnin në gropa mbetjet shtazore, nën hetim 4 adminitratorë subjektesh në Tiranë e Berat

Video/ Hidhnin në gropa mbetjet shtazore, nën hetim 4

Iniciohet një plan operacional policor i posaçëm, për kontrollin e mënyrës si menaxhohen mbetjet shtazore, nga subjektet me aktivitet në këtë fushë (thertore dhe pulari).

Në dy subjekte në Berat dhe në dy subjekte në Tiranë, u konstatua se mbetjet shtazore ishin depozituar në gropa të hapura në kundërshtim me ligjin dhe nuk iu ishin dorëzuar subjekteve të licencuara për menaxhimin e tyre.

Nga kjo paligjshmëri është shkaktuar ndotje e mjedisit përreth.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, janë referuar materialet në prokuroritë përkatëse, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për administratorët e 4 subjekteve, për veprat penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, si dhe për veterinerët e këtyre subjekteve dhe për punonjës të AKU-së që kontrollojnë këto subjekte mbi dyshime për shpërdorim të detyrave.

Deri tani, janë kryer kontrolle dhe verifikime në 18 subjekte në qarqet Tiranë, Berat, Durrës dhe Fier.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Gjithashtu, vijojnë hetimet për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë shtetasit që kryejnë këto paligjshmëri në subjektet e tyre, si dhe për punonjësit e institucioneve të ngarkuara me ligj për të kryer kontrolle në këto subjekte.

 

Të fundit