Flash News

E-TJERA

Video/I kërkoi ti servirte mish, klienti plagos kuzhinierin shqiptar në Selanik

Video/I kërkoi ti servirte mish, klienti plagos kuzhinierin shqiptar

Mediat greke kanë bërë publikuar një video ku një kuzhinier shqiptar plagoset goditet me thikë në pjesën e barkut në restorant nga një klient pasi nuk i pëlqeu ushqimi i servirur.

video duket momenti kur klienti fillon të qëllojë kuzhinierin ndërsa bashkëshortja e tij tenton të ndalojë ngjarjën. Fillimisht klienti ka bërë porosinë dhe më pas ka qenë dhe skena e plagosjes, kur fillimisht kanë debatuar klienti me kuzhinierin shqiptar. Më pas klienti merr thikën e kuzhinës dhe qëllon shqiptarin në stomak. 

“Klienti vjen, hyn, e lë motorin para dyqanit. Unë e njoh atë, ai është këtu pesë vjet. E kuptova që kishte marrë diçka shumë të rëndë, jo pije alkoolike, kishte ikur”, kujton kuzhinieri.

""Dua të ha diçka të lehtë," më thotë ai duke i hapur sytë. “Shumë bukur” i thashë, “kam supë pule, kam oriz jeshil” dhe ai më thotë “jo jo ashtu, pak mish”. Epo, “më mungon mishi”, përshkruan viktima.

Kuzhinieri në dëshminë e tij më pas tregoi se klienti agresor vinte prej 5 vitesh në atë restorant. Ai porositi diçka të lehtë për të ngrënë më pas kur erdhi porosia ai mbeti i pakënaqur dhe filloi debati. Klienti u ankua, kapi me pas thikën dhe godet në pjesën e poshtme.

Shqiptari iu nënshtrua më pas një operacioni në spitalin e Selanikut. I pandehuri në rrëfimin e tij thotë se nuk e ka idenë se si iu gjet arma në dorë dhe se atë ditë kishte pirë shumë. Ndërsa avokati i kuzhinierit tha për mediat greke se nëse gruaja nuk do ta qetësonte disi ai do ta godiste kuzhinierin për herë të dytë me thikë.

 

Të fundit