Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Atentati në Durrës, momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja

VIDEO/ Atentati në Durrës, momenti i vrasjes së

Politiko.al ka siguruar pamje të atentatit në Durrës.

Nga pamjet, shohet se autorët e kanë ndjekur nga pas me një makinë të bardhë Dedjan, dhe dëgjohet një e shtënë në drejtim të tij.


Ndërkaq, një makinë është gjetur e djegur në afërsi të Gërdecit, dyshohet se u përket autoreve të vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja.

Ermir Dedja, u qëllua me armë nga persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar.

Njoftimi i policise

"Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Kush është 29-vjeçari që mbeti i vrarë në Durrës?

VIDEO/ Atentati në Durrës, momenti i vrasjes së

29-vjeçari njihet si person me precedent penal. 10 vjet më parë, në 2015, ishte arrestuar si i dyshuar për shitjen e një sasie lënde narkotike dy shtetasve nga Hasi, që do e trafikonin në Kosovë.

Dy vite me pas, ne 2017, është ndaluar për përkrahje të autorit të një plagosjeje dhe mbajtjen pa leje të një thike që iu gjet gjatë kontrollit fizik.

 

Të fundit