Flash News

E-TJERA

Video/ I shtrirë përtokë, momenti i arrestimit të Aldo Avdylajt

Video/ I shtrirë përtokë, momenti i arrestimit të Aldo

Forcat operacionale kanë arrestuar Aldo Avdylajn, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

Avdylaj u arrestua në afërsi të Liqenit të Thatë, aty ku dyshohet se qëndronte i fshehur prej kohësh. Ky është momenti kur Operacionalja shtrin përtokë dhe arreston Avdylajn.

“Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. A. alias A. A., 37 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, njofton policia.

Të fundit