Flash News

E-TJERA

Video/ Incident në MMA, sportisti shqiptar humb ndjenjat pas 100 goditjeve

Video/ Incident në MMA, sportisti shqiptar humb ndjenjat pas 100 goditjeve

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku sportisti shqiptar Arijan Topallaj humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me irlandezin Denis Frimpong.

Frimpong dominoi sfidën dhe arriti ta mbyllë me një nokaut teknik në raundin e tretë, në sekondën e 44-të. Sipas statistikave zyrtare, Topallaj mori rreth 100 goditje, ndërsa dha vetëm 53, duke u dorëzuar për shkak të lodhjes dhe presionit të vazhdueshëm.

Topallaj u nxor nga kafazi me barelë dhe u dërgua menjëherë në spital. Gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit