Flash News

E-TJERA

Video intime në zyrën e bashkisë, Safet Gjici flet para gjykatës: Kërkoj të shpallem i pafajshëm

Video intime në zyrën e bashkisë, Safet Gjici flet para

 Ish kreu i bashkisë së Kukësit Safet Gjici ka kërkuar pafajësinë në gjykatë.

Në seancën e sotme, Gjici ka deklaruar se ka rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtari i tij politik, Abedin Uruçi.

Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre r atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”, ka deklaruar Gjici në gjykatë.

Në seancën e kaluar, SPAK kërkoi deklarimin e fajshëm të Gjicit për akuzën e "korrupsionit" dhe dënimin e tij me 3 vjet burg. Për të bashkëpandehurën e tij, Alma Kaçi, SPAK kërkoi një dënim me 1 vit burg, po për akuzën e “korrupsionit”.

Kujtojmë se Gjici u arrestua pas një videoje të publikuar, ku ai shfaqej duke kryer seks oral me Alma Kaçin, gjithshtu të arrestuar. Disa ditë më vonë, u publikua një version i plotë i videos, ku Kaçi dhe Gjici flisnin për mundësinë që ajo të merrte një tender për kujdesin e qenve të rrugës në Kukës.

 

Të fundit