Flash News

E-TJERA

VIDEO / Ishte pa maskë, policia tërheq dhunshëm të riun

VIDEO / Ishte pa maskë, policia tërheq dhunshëm të riun

Shumë qytetarë janë gjobitur ditëve të fundit për shkak të moszbatimit të masave kundër Covid-19, por ka dhe nga ata që janë shoqëruar në komisariat për mosbindje ndaj urdhrave të efektivëve të policisë apo mungese të kartës së ID.

Së fundmi, në rrjetet sociale është bërë virale një video teksa shihet se policët e rendit keqtrajtojnë një qytetar, pasi ai nuk kishte vendosur maskë. Në pamje shihet teksa uniformat blu e tërheqin dhunshëm të riun për ta futur me forcë në makinë. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

Sipas rregullit, nëse je pa maskë dhe nuk ke kartë ID me vete, efektivët e policisë të shoqërojnë në komisariat. Në këtë rast nuk dihet nëse ka ndodhur vetëm kaq dhe policia ka tejkaluar kompetencat e saj, apo i riu i ka kundërshtuar me dhunë efektivët.

 

Të fundit