Flash News

E-TJERA

Video/ Italianët tallen me Ramën: Një fytyrë, një deng me lekë, korrupsionin e kemi njëlloj

Video/ Italianët tallen me Ramën: Një fytyrë, një deng

Marrëveshja e fundit me Italinë për refugjatët, e ka vendosur kryeministrin Edi Rama jo vetëm në qendër të kritikave, por edhe të satirës.

Në shfaqjen televizive “Fratelli di Crozza”, Rama ka qenë një personazh që është rikrijuar nga regjia, si të ishte në një dialog me ta. Në video-n e “Fratelli di Crozza”, shfaqet personazhi i Ramës i cili gjatë gjithë intervistës, i drejtohet kryeministres italiane Giorgia Meloni, për të marrë miratim e saj.

Në dialogun virtual Rama pyetet nga moderatori se çfarë do të bëjë Shqipëria që të hyjë në BE, por ai shprehet se vendi i tij është atje edhe nëse nuk është BE.

Ndër të tjera, ‘Rama’ shton se Shqipëria dhe Italia janë të afërm, madje edhe korrupsionin e kanë njësoj.

“Shqipëria dhe Italia jemi të sjellshëm, puthim duart në shenjë respekti. Një fytyrë dhe një deng me lekë (korrupsionin e kemi njëlloj)”, shprehet ‘Rama’ në video.

Të fundit