Flash News

E-TJERA

Video/ "Je injorant", Rama debat me gazetarin pas përfundimit të forumit në Shkup; çfarë e indinjoi kryeministrin

Video/ "Je injorant", Rama debat me gazetarin pas përfundimit

Gazetari shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Furkan Saliu ka treguar se ka pasur një debat me kryeministrin Edi Rama pas përfundimit të Forumit Ekonomik "Ballkani i hapur" në Shkup. Ai ka nxjerrë dhe një video, por për shkak të distancës nuk dëgjohet biseda e tyre.

Gazetari e ka zbardhur debatin me Ramën përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ngre dhe pretendimin se është fyer dhe është quajtur injorant nga kryeministri shqiptar. Saliu tregon se shkak i debatit ishte se iu dha liderëve se forumi ju duk si një mini-Jugosllavi, pa liri të shprehjes.

Gazetari shton se konferenca për mediat nuk ishte e lire, por për televizionet private të Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe Zoran Zaevit, dmth televizionet publike. Ai thekson se kjo deklaratë e preku kryeministrin shqiptar.

Debati i zhvilluar mes Ramës dhe gazetarit:

Rama: Ti je një injorant!

F.S: Injorant Gashi?

Rama: Çfarë rinie jeni ju? Injorantë!

F.S: Nuk e di se a unë jam injorant apo ju arrogant?

Rama: Pse arrogant? Po e them të vërtetën, je injorant!

F.S: Ju ekspert injorantes, i njihni në shikim të parë, me shumë gjasa jeni të rrethuar me injorantë

Afrohen gazetarët, fillojnë të interesohen se për çfarë po flasim dhe Rama e ngrit zërin...

Rama: Nëse do intervistë ekskluzive..?

F.S: Jo faleminderit

Të fundit