Flash News

E-TJERA

Video/ “Jepi gaz se ka armë”, kanosen me armë familjarët e ish-kandidatës së PD në Sarandë

Video/ “Jepi gaz se ka armë”, kanosen me armë

Familjarët e ish-kandidatës demokrate të Sarandës, Matilda Qurku janë kanosur me armë të të ftohtë nga një 21-vjeçar. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë restorantit në pronësi të familjes së Qurkut.

Mariglen Bajrami, 21 vjeç, është konfliktuar verbalisht me familjarë të Qurkut dhe më pas, i është afruar babait të saj, duke mbajtur të fshehur nga pas një thikë.

Vetë Qurku ka reaguar në Facebook, duke bërë thirrje për siguri dhe drejtësi.

REAGIMI:

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.

Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.

U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.

Kur nipi pa armën, i thotë:

“Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:

“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”

Babai im ishte shumë pranë agresorit.

Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.

Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.

Agresori largohet... por jo për t’u ndalur.

Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:

“Na ndihmo, po na vret!”

është diçka që s’do ta harroj kurrë.

Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.

Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

SIGURI dhe DREJTËSI.

-Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin

 -Mbrojtje për familjen time.

-Zbatim të ligjit për të gjithë. Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –

jo për të bërë zhurmë,

por për të treguar të vërtetën.

P.S:

Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit”

Të fundit