Flash News

E-TJERA

Video/ Komplikohet gara për Champions në Itali, Interi mundet nga Napoli

Video/ Komplikohet gara për Champions në Itali, Interi mundet nga

Interi është mundur me rezultatin 3-1 ndaj kampionëve të sapo shpallur të Serisë A, Napolin. Një ndeshje që në fakt duhej të menaxhohej nga skuadra e Inzaghit duke qenë se të mërkurën do të luajnë finalen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Interi ngeli me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Gagliardinit. Ndërsa pjesa e dytë prodhoi shumë gola, mes tyre një të anuluar për “axurrët”.

Goli i parë i sfidës u shënua nga Anguisa dhe më pas Lukaku riktheu baraspeshën. Në të 85’ Di Lorenco shënoi një supergol duke kaluar në avantazh sërish Napolin. Dhe në fund të kohës shtesë Gaetano shënoi edhe të tretin për vendasit.

Me këtë humbje, Interit i komplikohet zona Champions, pasi Milani është shumë pranë në renditje. Gjithsesi duhet të presim dhe vendimin e Gjykatës Sportive për Juventusin, që mund të penalizohet me 12 pikë, duke u hapur rrugën të dyja skuadrave për zonën evropiane.

Video/ Komplikohet gara për Champions në Itali, Interi mundet nga

 

Të fundit