Flash News

E-TJERA

Video/ Kryemadhi për inceneratorët: Veliaj do përballet me drejtësinë si kryetar, apo si i shkarkuar

Video/ Kryemadhi për inceneratorët: Veliaj do përballet me

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka vijuar me ’sagën’ e denoncimeve për aferën korruptive me inceneratorët.

Përmes një videoje të postuar në Facebook, Kryemadhi tregon rolin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në aferën me inceneratorët, duke renditur hallkat e zinxhirit të aferës deri në hedhjen e firmës nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Pyetja që Kryemadhi shtron është: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama? Kujtojmë se pak ditë më parë në pranga ra ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, ndërsa në kërkim u shpallën dy bashkëpunëtorët e tij.

Postimi i Kryemadhi:

Vazhdojmë me serinë e denoncimit publik të mega aferës së inceneratorëve.

Më poshtë do të shihni vetëm një pjesë të zinxhirit të bashkëpunimit kriminal të gjithë shtetit shqiptar, në këtë aferë dhe konkretisht rolin e kryetarit të bashkisë Tiranë.

Pyetja shtrohet: Erion Veliaj do të përballet me drejtësinë në detyrë si kryetar bashkie, apo si i shkarkuar nga Rama?

 

Të fundit