Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Kultivonin kanabis; 6 në pranga, 2 në kërkim. Momenti kur efektivët 'mësyjnë' me vrap nëpër parcelë dhe i kapin në gjumë

VIDEO/ Kultivonin kanabis; 6 në pranga, 2 në kërkim. Momenti kur

6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës, pasi u kapën duke kultivuar kanabis.

Në pranga janë vënë shtetasit: Gjokë Foleta, 56 vjeç, Pal Alia, 23 vjeç, Besnik Rripa, 22 vjeç, D. Q. 17 vjeç, Manjola Kroni, 22 vjeçe, Eugena Gjelaj, 24 vjeçe. Ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit: E. Gj. dhe Rr. Rr.

Sipas burimeve zyrtare, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj, Shkodër.

"Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular." thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Të fundit