Flash News

E-TJERA

Video/ Kur Berlusconi qau për shqiptarët: Detyra jonë, t’i pranojmë

Video/ Kur Berlusconi qau për shqiptarët: Detyra jonë, t’i

Mediat italiane kanë sjellë në vëmendje një video nga viti 1997 kur politikani italian Silvio Berlusconi, i cili u nda nga jeta sot shpërthen në lot për emigrantët e mbytur në kanalin e Otrantos.

Kujtojmë se anija shqiptare me 142 persona në bord, u mbyt nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, duke shkaktuar humbjen e jetës së 57 personave, të moshave nga 3 deri në 69 vjeç.

Në atë kohë, Berlusconi në opozitë është shprehur: “Unë besoj se Italia nuk mund të pranojë t’i japë botës imazhin e dikujt që hedh në det dikë që po arratiset nga një vend fqinj, duke pasur frikë për jetën e tij, duke kërkuar shpëtim dhe arratisje në një vend ku ai e konsideron mik.

Detyra jonë është t’i pranojmë ata që gjenden në këto kushte. Duhet ta lajmë këtë njollë që ka ardhur nga një vendim që nuk duhej marrë”.

 

Të fundit