Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Laborator e sera me drogë në Fushë-Krujë, arrestohen 16 persona, në kërkim 24 të tjerë

VIDEO/ Laborator e sera me drogë në Fushë-Krujë, arrestohen

16 persona të arrestuar, 24 të tjerë shpallen në kërkim dhe tre persona procedohen në gjendje të lirë. Ky është bilanci i opoeracionit policor antikanabis të koduar "AGIMI" dhe të ekzekutuar nga efektivët e RENEA-s, FNSH-së dhe policia e Tiranës, Fierit dhe Durrësit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mbi bazën e informacioneve dhe të dhënave të mbledhura nga monitorimet me drone nga ajëri dhe me avion nga GDF, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në sera, magazina, banesa e zona të pyllëzuara, në zonën e Niklës, Halil dhe Arramerras të rrethit Krujë. Si rezultat u sekuestrua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale.

Policia njofton se janë vënë në pranga për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" në bashkëpunim, shtetasit Xhavit Kullaj, dhe Dashamir Kullaj, , banues në Halil,(babë e bir) pasi gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tyre, u konstatua një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa.

Gjatë operacionit policia gjeti fidanë kanabis të kultivuar në sera dhe në përfundim të veprimeve u arrestuan dhe shtetasit Asllan Deliu, 27 vjeç, banues në Nikël; Marsel Loci, 20 vjeç, banues në Larushkë; Eldi Kaceli, 18 vjeç, banues në Qerekë; Indrit Kullaj, 33 vjeç, banues në Arrameras; Dashamire Deliu, 49 vjeçe, banuese në Nikël; Musait Vathi, 16 vjeç, banues në Halil; Ferit Kullaj, 34 vjeç, banues në Halil; Erlind Almeta, 30 vjeç, banues në Halil; Fetije Kullaj, 56 vjeçe, banuese në Halil; Refik Deliu, 53 vjeç, banues në Halil; Erjon Deliu, 26 vjeç, banues në Halil.

Në pranga janë vënë edhe Kryeplaku i fshatit Halil, shtetasi Flamur Halili, 61 vjeç. Si dhe dy punonjës të OSHEE, shtetasit Ervin Perlica, 32 vjeç, dhe Sokol Kullaj, 32 vjeç, banues në Halil për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës i shtetasve: E.L., 17 vjeç, banues në Larushk ; G.C., 70 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Halil dhe H.Xh., 78 vjeç, banues në Halil, Kryeplak i fshatit Nikël.

Policia po punon dhe për kapjen e 24 shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitetin kriminal të sipërpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit