Flash News

E-TJERA

Video/ Lapaj ngre çadër para Kryeministrisë, policia ia heq me forcë

Video/ Lapaj ngre çadër para Kryeministrisë, policia ia heq me

Protestuesit që iu bashkuan aktivistit dhe avokatit Adriatik Lapaj para Kryeministrisë kanë ngritur disa çadra në shesh, si simbol i qëndrimit të tyre të gjatë dhe të vendosur përballë institucioneve.

Megjithatë, prania e çadrave ka sjellë përplasje me forcat e policisë, të cilat kërkuan heqjen e tyre dhe largimin e protestuesve nga zona.

Sipas policisë, çadrat pengojnë qarkullimin dhe cenojnë rendin publik, kërkesë që u shoqërua me tensione mes tyre dhe protestuesve. 

Disa prej qytetarëve u dëgjuan të thërrasin “shtet që vret”, duke akuzuar autoritetet se po ushtrojnë presion dhe dhunë ndaj një proteste paqësore.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura të policisë, Lapaj ka deklaruar se protesta do të vazhdojë. Gjatë komunikimit me efektivët, ai u shpreh se çadrat nuk përbëjnë pengesë gjatë orëve të natës.

“E kuptoj që gjatë ditës mund të krijojnë problem, por tani natën nuk pengojnë askënd,” iu drejtua Lapaj policisë. 
Protesta pritet të vijojë edhe në orët në vijim. 

Të fundit