Flash News

E-TJERA

Video/ Largohen prej kushteve, një tjetër “Mihal” terrorizon pushuesit në Himarë, pronarët i zënë rrugën makinës

Video/ Largohen prej kushteve, një tjetër “Mihal”

Një histori si ajo e Mihal Kokëdhimës, pronari i një restoranti tashmë të shembur në Porto Palermo, i cili sulmoi disa turistë spanjollë dy vjet më parë, është rikthyer në vëmendje në bregdetin shqiptar.

Pronarët kanë tmerruar një familje e cila kishte zgjedhur të kalonte disa ditë pushimi pranë godinës së tyre në plazhin e Livadhit në Himarë. 

Mirëpo, për shkak të kushteve jo të mira, familja shqiptare ka zgjedhur të largohet, duke paguar vetëm për netët që ka qëndruar, por pronarët u kanë kërkuar pagesën për të gjitha netët e prenotimit.

Një video e publikuar nga report tv po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se Visar Mato me bashkëshorten e tij dhe fëmijën është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës. Denoncohet se pronarja, Ektarina Joshi ka sulmuar dhe i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan.

Pronarja e irrituar, pasi sheh se po filmohet akuzon pushuesit se i kanë bërë dëm dhe i kanë djegur çarçafët duke i kërkuar paratë, teksa i ka dalë në rrugën kryesore në Himarë për t’i penguar të largohen.

Nga ana tjetër, policia e Himarës ka reaguar mbi ngjarjen dhe sqaron se lidhur me rastin të dyja palët kanë bërë denoncime.

Shtetasi V.M që ka bërë videon dhe është në makinë është denoncuar në policinë e Himarës për shkatërrim prone. Pronarja E.J ka kallëzuar në polici se shtetasi në fjalë ka qenë në hotelin e zonjës bashkë me familjen dhe i ka dëmtuar dhomën e hotelit, duke thyer disa orendi. Pas ngjarjes së filmuar edhe shtetasi V.M ka denoncuar për kanosje”, bëjnë me dije zyrtarisht burime nga Policia.

 

Të fundit