Flash News

E-TJERA

Video/ Lëvizjet e fundit të Pashko Ujkës para ekzekutimit, mesazhi që mori vëllai i ish-deputetit

Video/ Lëvizjet e fundit të Pashko Ujkës para ekzekutimit,

Janë publikuar momentet e fundit të ish-deputetit të Shkodrës, Pashko Ujka, i cili u ekzekutua më 29 Nëntor të vitit të kaluar. Pamjet vijnë nga regjistrimet e kamerave të sigurisë përgjatë zonës ku ka ecur Ujka.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës rreth orës 18:15 të pasdites. Pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë, të publikuara nga emisioni “Uniko” në Tv Klan, tregojnë fillimisht Ujkën dhe bashkëshorten e tij Natalinë, të cilët dalin nga rrugica e pallatit të tyre, afërisht 15 minuta para se të ndodhte vrasja.

Të dy nisen drejt lulishtes së lagjes. Vetëm pak minuta më vonë, kamerat tregojnë vëllain e viktimës, Gjekë Ujka, i cili ndodhet në trotuarin tjetër. Ai kalon rrugën, drejtohet nga i vëllai dhe kunata, bisedon për pak çaste me ta dhe më pas largohet.

Ujka dhe bashkëshortja vazhdojnë shëtitjen. Në lulishten e lagjes kamerat kanë fokusuar edhe një person tjetër, për të cilët familjarët kanë hedhur dyshime se mund të jetë personi i cili ka monitoruar lëvizjet e ish-deputetit.

Familjarët kanë pretenduar se një mjet tip’Benz’ i dyshimtë kishte qëndruar për disa çaste në rrugën e lulishtes. Rreth 7 minuta pas takimit me të vëllain, Gjekë Ujka, njoftohet me një mesazh në telefon se diçka kishte ndodhur.

‘Benz-i’ i dyshimtë u afrua dhe ndaloi para këmbëve të tij. Gjekë Ujka u drejtua menjëherë për tek i vëllai, Pashko Ujka, por rrugës ngatërron drejtim dhe rrotullohet për të shkuar drejt lulishtes përballë Katedrales.

Policia mbërriti 6 minuta më vonë dhe pas saj edhe ambulanca. Rreth 9-10 minuta pasi Ujka ishte qëlluar, ambulanca iu drejtua Spitalit të Shkodrës, po ish-deputeti ndërroi jetë sapo mbërriti në spital për shkak të hemoragjisë së brendshme.

Të fundit