Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Ligji më i rëndësishëm? Deputetja: Ç'ju duhet juve! Do të mbahem mend se kam punuar shumë

VIDEO/ Ligji më i rëndësishëm? Deputetja: Ç'ju

Kuvendi po mban këtë këtë të mërkurë seancën e fundit parlamentare të kësaj legjislature dhe një pjesë e mirë e deputetëve nuk do të jenë pjesë e Kuvendit të ri në shtator, pasi nuk arritën ta fitonin dot mandati më 25 prill dhe disa nuk rikandiduan.

Një prej tyre është edhe deputetja Majlinda Halilaj, e cila do të mbahet mend për fjalimin e "kërpëratave", të cilin e lexoi plot gafa dhe gabime në një nga seancat plenare.

Teksa po i drejtohej Kuvendi për herë të fundit, Halilaj u pyet sot nga gazetarët nëse i vinte keq që nuk do të ishte më deputete në Kuvend, për të cilën ajo tha “JO”, teksa pyetjes se për çfarë do mbahet mend, ligjvënësja shqiptare tha se ka punuar shumë.

Një tjetër pyetje që iu bë, është se cili ka qenë ligji më i rëndësishëm që ajo ka votuar gjatë muajve që ka qenë në Parlament. Por deputetja iu përgjigj gazetarëve: “Ç’ju duhet juve?!”.

Biseda me gazetarët:

Pyetje: Ju vjen keq që nuk do jeni më në Parlament?

Halilaj: Jo nuk më vjen keq.

Pyetje: E keni përmbushur misionin tuaj?

Halilaj: E kemi përmbushur.

Pyetje: Për cfarë do mbaheni mend?

Halilaj: Besoj se kam punuar shumë

Pyetje: kush është ligji më i rëndësishëm që keni votuar?

Halilaj: Ç’ju duhet juve!?

Të fundit