Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Manipulim edhe te votimi elektronik? Si iu ulën shifrat e kandidatëve demokrat pas dy ditëve

VIDEO/  Manipulim edhe te votimi elektronik? Si iu ulën shifrat e

Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku tregon sesi manipulojen edhe shifrat e votave të njësisë 10 në kryeqytet ku procesi i votimit ishte elektronikisht. 

Kjo vihet re nga krahasimi i shofrave të nxjerra nga KQZ më 26 prill, me shifrat e afishuara nga KQZ në faqen zyrtare dy ditë më vonë.

Fillimisht u tha se Basha kishte 492 vota preferenciale, por më pas i shkon në 570, pra 22 vota më pak. Po kështu dhe me kandidatët e tjerë të koalicionit "PD-AN" si Jorida Tabakut nga 286 në 279 vota preferenciale, Agron Shehajt nga 525 në 515 vota, Shpëtim Idrizit nga 277 në 265 vota preferenciale, Dashamir Shehi nga 355 në 343 vota, etj.

Pra, të gjithë kandidatët demokratë kanë më pak vota dy ditë më pas, sesa çkishin më 26 prill. Nuk dihet se është bërë manipulim i votave qëllimisht apo është thjesht gabim, edhe pse në një votim elektronik mundësitë janë të pakta për gabime.

Video është shpërndarë dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale ku shkruan: "VIDEO virale: Pushteti vjedh edhe nga votimi elektronik!".

Të fundit