Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Mbrëmje magjike në Champions. Lukaku nderon Interin, City mposht Bayernin

VIDEO/ Mbrëmje magjike në Champions. Lukaku nderon Interin, City

E marta në Champions League ishte spektakolare me dy ndeshjet Benfica-Inter dhe Manchester City-Bayern Munich që dhuruan emocione deri në fund. Mbetet për tu luajtur dhe ndeshja e kthimit, por rezultatet e këtyre sfidave janë një sinjal i qartë se cila prej skuadrave do të kalojë në raundin tjetër.

Interi arriti një fitore të madhe në Portugali ndaj Benficës me rezultatin 0-2. Një sfidë që vlente fatet e sezonit për ekipin italian, që tregoi “dhëmbët” në momentin më kritik.

Golat e Barellës dhe Lukakut vendosën sfidën, por dhe pritjet vendimtare të Onanës.

Kryendeshja Manchester City-Bayern Munich ishte spektakolare. Anglezët triumfuan me rezultatin 3-0 në një sfidë që e dominuan, ku mund të kishin shënuar më shumë por portieri i Bayern-it, Sommer bëri disa pritje madhështore.

Golashënuesit ishin Rodri, Bernardo Silva dhe bomberi i përhershëm Erling Haaland. Tani pritet ndeshjet e kthimit që luhen pas një jave, për të mësuar skuadrat që do të shkojnë në gjysmëfinale të Champions League.

MANCHESTER CITY-BAYERN MUNICH 3-0

 

 

Të fundit