Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur 20-vjeçarit i zënë pritë dhe e godasin për vdekje me thikë

Video/ Momenti kur 20-vjeçarit i zënë pritë dhe e godasin

Stiven Toshkesi është 20-vjeçari që mbeti i vrarë pas goditjes me thikë nga dy 18-vjeçarët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në Rrugën e Dibrës.

Siç duket edhe në pamjet e mëposhtme, Toshkesi ndodhet në një mjet bashkë me mikun e tij në momentin kur dy autorët i afrohen makinës. Nga video shihet se njëri nga 18-vjeçarët i afrohet Toshkesit dhe e nxjerr nga makina duke e sulmuar.

Ndërsa tjetri mban derën e pasagjerit për të penguar mikun e Toshkesit të dalë jashtë mjetit.

Në një moment pasagjeri arrin të shtyjë të riun dhe del duke e goditur, ndërsa Toshkesi nuk shihet më në pamjen filmike.

Miku i autorit, Ensi Maze ka rrëfyer para uniformave blu se sapo ishte kthyer nga Holanda ku vazhdon studimet dhe se miku i tij i kishte kërkuar për t’u sqaruar me viktimën. Sipas Mazes, i gjithë konflikti ka nisur ditë më parë pasi Aksel Hoxhaj i kishte shprehur pëlqimin të dashurës së viktimës.

 

Të fundit