Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur Dan Hutra qëllon me breshëri kallashnikovi në banesën e ish-bashkëjetueses

Video/ Momenti kur Dan Hutra qëllon me breshëri kallashnikovi në

Kamerat e sigurisë pranë zonës ku Dan Hutra vrau dy gra në banesën e ish-bashkëjetueses, kanë kapur momentin e ngjarjes.

Gazetari Spartak Koka ka publikuar në studion e “Opinion”, pamjet e vrasjes së Mevlute Hysës, motra e ish-bashkëjetueses dhe Hasime Dafkut, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

Fillimisht dëgjohen dy të shtëna dhe më pas një breshëri plumbash. Nga video duken edhe disa banorë të zonës që largohen me vrap. Nga të shëtnat mbetën të plagosura edhe Elena Hysa, ish-bashkëjtuesja e Hutrës, dhe nëna e saj, Kujtime Hysa.

Në fillim 2 të shtëna dhe më pas 4 breshëri. Dan Hutra ka pritur disa minuta para banesës së ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa e më pas ka hapur zjarr duke lënë 2 viktima dhe 2 gra të plagosura.

“Patrulla e parë e policisë ka ardhur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policisë i është dhënë edhe targa e makinës.  Ai ka përdorur edhe rrugë dytësore dhe e ka patur të qartë se ku do shkonte, ndaj nuk ka patur mundësi policia që ta kapte. Në një nga audiot dëgjohen edhe përplasjet e policisë me banorët për vonesën, por kjo është justifikuar me pamundësinë për ta gjetur rrugicën brenda zonës. Ka qenë një punonjëse policie që ka shtëpinë afër zonës që i ka ndihmuar patrullat me lokalizimin e saktë të vendngjarjes”, tha Koka.

 

Të fundit