Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur Eduart Danaj masakron me thikë ish-bashkëshorten

Video/ Momenti kur Eduart Danaj masakron me thikë ish-bashkëshorten

Mediat greke kanë publikuar momentet e fundit të Enkeleida Danajt teksa ish-bashkëshorti i saj Eduard Danaj i del përpara në rrugë.

Video e marrë nga kamerat e sigurisë ka fiksuar momentin rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas orës lokale greke, në zonën e Menidit, teksa Eduard Danaj kalon në trotuar pranë shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ai shkon deri në një pikë më pas kthehet sërish pas.

Përballë tij shfaqet Enkeleida. Kjo e fundit shtanget dhe ngel në vend sapo e shikon. Ai i afrohet, ndërsa 40-vjeçarja qëndron pa lëvizur. Ato janë sekondat apo minutat e fundit të jetës së Enkeleida Danajt.

Më pas historia është tashmë e ditur. Eduard Danaj, që me vete mbante një thikë, e goditi të paktën 10 herë 40-vjeçaren dhe e la të vdekur në mes të rrugës.

Ai u arratis në një hotel dhe më pas në një ndërtesë të braktisur ku u kap nga policia greke. Aty ishte duke konsumuar birra.

 

 

Të fundit