Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur i vendoset tritoli shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armand Dukës

Video/ Momenti kur i vendoset tritoli shtëpisë së kreut të

Një sasi eksplozivi iu vendos mbrëmjen e djeshme shtëpisë së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Në një dalje për mediet pas ngjarjes, Duka tha se nga kqyrja e kamerave të sigurisë, ishte një person me kapuç të zi që kishte vendosur tritolin.

Një video e publikuar, zbardh momentin kur personi i maskuar me kapuç të zi, shfaqet para portës së banesës, vendos sasinë e tritolit dhe largohet me vrap. Kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e shpërthimit, janë sekuestruar nga policia.

 


Shpërthimi me eksploziv erdhi pas sulmeve të vazhdueshme mes FSHF-së dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Por ky i fundit mohoi  të ketë lidhje me ngjarjen duke e cilësuar më shumë një problem mes Dukës dhe bandave të Shijakut.

Një ditë më parë FSHF publikoi një audio-përgjim të Veliaj ku iu bënte presion përfaqësuesve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, lidhur me zgjedhjet në FSHF.

 

Të fundit