Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur Ilir Beqaj shoqërohet nga efektivët e policisë

Video/ Momenti kur Ilir Beqaj shoqërohet nga efektivët e policisë

Ky është momenti i arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Siç shihet, Beqaj është shoqëruar nga disa efektivë të policisë.

Ish-ministri është arrestuar pasi akuzohet se bashkë me Ermal Kurtulaj kanë abuzuar me fondet e SASPAC, pasi agjencitë i orientonte drejt lokalit të tij.

Ermal Kurtulaj ka qenë dikur financieri i Ilir Beqajt, i cili ka firmosur shumë dokumente në emër të ish-ministrit. Kurtulaj ka qenë koordinator i programit ‘EUSAIR Facility Point' të financuar nga Bashkimi Evropian.

Si pjesë të hetimit, Byroja Kombëtare e Hetimit, BKH, ndërmorri më 27 dhjetor një seri bastisjesh të banesave, bizneseve, automjeteve, si dhe kontrollin personal për tetë të dyshuar, përfshirë ish-ministrin Ilir Beqaj.

Ndaj Beqajt u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” në kuadër të hetimeve për koncesionin e sterilizimit.

Të fundit