Flash News

E-TJERA

VIDEO/ Momenti kur inspektori i policisë i arratiset nga agjentët e AMP në Gjirokastër

 

VIDEO/ Momenti kur inspektori i policisë i  arratiset nga agjentët e

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion në Gjirokastër, duke vënë në pranga dy punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të tjerë.

Ata dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme, duke përfshirë shpërdorim detyre, kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Mes të ndaluarve janë punonjës të Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe një doganier, të cilët dyshohen për krijimin e një skeme të paligjshme që ka përfshirë shkelje të rënda të ligjit.


Ndërkohë, inspektori Feim Onjea, me detyrë në Trupën e Shërbimit Operacional të forcës speciale “Shqiponja”, është shpallur në kërkim.

Ai akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor”. Onjea arriti të arratiset në momentin kur agjentët e AMP-së shkuan për ta arrestuar.



 

Të fundit