Flash News

E-TJERA

Video/ Momenti kur vrasësi largohet me ‘Defender’, pas ekzekutimit të Ardian Nikulajt

Video/ Momenti kur vrasësi largohet me ‘Defender’, pas

Ky është mjeti tip “Land Rover Defender” me të vilin vrasësi i Ardian Nikulajt u largua në drejtim të paditur pas ekzekutimit. Siç duket në video, edhe pse paksa e paqartë, Land Rover-i ka targa të huaja.

Atentatori qëlloi plot 7 plumba në drejtim të Nikulajt teksa viktima qëndronte i ulur në një nga tavolinat e lokalit të tij në Shëngjin. Pas vrasjes së biznesmenit, vrasësi është larguar me motor, të cilin më pas e ka future në Defender dhe është arratisur.

Video/ Momenti kur vrasësi largohet me ‘Defender’, pas

Nikulaj njihej në zonën e Shëngjinit si një biznesmen ndërtimi. Ai kandidonte për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës nën siglën e PSG-së, ndërsa edhe në vitin 2021 ka garuar krah Tom Doshit për deputet në Lezhë.

Nikulaj ishte një person me precedent të mëparshëm penalë. Në vitin 2003 ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim. Deri në vitin 2003, viktima mbante mbiemrin Marku, për ta ndërruar më vonë në Nikulaj.

 

 

 

Të fundit