Flash News

E-TJERA

VIDEO/ "Mos fol o llapaqen", incidenti me Ballën gjatë deklaratës për mediat: Poshtë diktatura

VIDEO/ "Mos fol o llapaqen", incidenti me Ballën gjatë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla zhvilloi paraditen e kësaj të premte një komunikim me gazetarë te selia rozë, ku zbardhi detajet e Kongresit të Partisë Socialiste, i cili do të mblidhet nesër, më 12 Qershor, dhe kjo ditë përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të kësaj force politike.

Por, teksa Balla ishte duke folur për mediat, një incident u regjistrua gjatë fjalës së tij. Një qytetar që ndodhej aty pranë është dëgjuar duke bërtitut “poshtë diktatura. Mos fol o burrë, o llapaqen. Mos fol”.

Edhe pse i tërhoqi vëmendjen, Balla nuk replikoi me të, por ndërpreu fjalën me gazetarët dhe u largua.

Të fundit