Flash News

E-TJERA

Video/ “Mos u fshihni pas maskave të kombinuara me të brendshmet”, Hysi vërejtje deputetes: Je dhe zonjë!

Video/ “Mos u fshihni pas maskave të kombinuara me të

Deputetja e pavarur Fatjona Dhimitri doli pro dekretit të presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

Në fjalën e saj në parlament, deputetja dhe ish-kryetarja e Komisionit të Medias akuzoi me tone të forta qeverinë se ajo që i intereson është se prej frikës së zgjedhjeve do të lidhë pas vetes zagarë që t’ju binden për gjuetinë e votave”.

Qeveria e makiazhit si nje makineri prodhimi te ligjeve antikushtetuese, nuk pyet me as per dekrete presidenciale as per mendimet e eurodeputeteve, as per thirrjet e ndërkombëtareve, as per opinionin e Komisionit te Venecias,

Por harron dicka qe, Komisioni i Venecias nuk është një institucion që kur na e merr mendja ne mund të shkojmë ti kërkojmë mendim, e kur nuk na pëlqen as nuk e përfillim fare. E në fakt Presidenti i Republikës nuk po kërkon asgje më pak asgjë me shumë se sa një mendim te kualifikuar, të pavarur prej qendrimeve te aktoreve politike ne vend .

Mos pranimi i mendimit të komisionit të Venecias është humbje per Partine Socialiste pa e nisur betejen politike.

Pse e keni me kaq nxitim? Pse e keni me kaq frikë? Apo jeni të sigurtë se as ata që keni pranë rreth rrotull nuk e hanë më corbën tuaj zgjedhore?

Nqs jeni kaq të sigurt pse nuk prisni? Apo qëllimi juaj është që CORBEN tuaj te prishur ta vjellë i gjithë populli edhe për katër vjet të tjera?

Po të ishit aq të sigurtë se mendimi i komisionit te venecias do të ishte ne favor te interesit tuaj do të vraponit drejt komisionit.

Por duke qene ne grahmat e fundit te pushtetit, te ndotur ne krim e vjedhje, e parandjeni mendimin e Komisionit dhe preferoni ta zmbrapsni. E dini edhe që presidenti ka të drejtë, e

dini edhe që kur disa prej nesh votuan kundër ndryshimeve te njeanshme kushtetuese kishim te drejte, e dini edhe që populli u tejngop me maskaradën tuaj te mashtrimit 7 vjecar prandaj ajo që ju intereson ju, në frikën qe ju ka kapluar eshte vetëm të lidhni pas vetes disa zagarë të tjerë që t’ju binden kur të filloni gjuetinë e votave.

Vota për ju nuk është matës suksesi por alibi për qeverisje. Vota për Ju është tmerri i natës pa fund tek zhyteni në zullumin e manipulimit, në trafikun e lëndëve narkotike, plehrave, qënieve njerëzore, e pastrimit të parave dhe ju duhen zagarë qe ti lëshoni të lehin sa here qe ju të bëni pisllëkun e radhës.

Pale, dilni dhe na thoni qe doni zgjedhje te ndershme ju, ju qe leshoni urdher arreste per komisioneret e vdekur, dhe kokat e krimit ne dosjet 339 e 184 po organizojne skemen e ardhshme te grabitjes elektorale.

Mos u fshihni pas maskave të kombinuara me të brendshmet sic thotë Caslli, por dilni përballë drejtësisë, tërhiqni votimin e dekretit dhe pritni mendimin e Venecias, o shtatanikë korrupsioni”, tha deputetja, e cila pas fjalës i tërhoqi vërejtje nënkryetarja e kuvendit, Vasilika Hysi, duke i thënë se nuk mund të shkelë etikën nisur edhe nga fakti se është një zonjë.

Të fundit