Flash News

E-TJERA

“Video në zyrën e Gjicit për llogari të ‘Fiks Fare’”, flet Alma Kaçi: Ka investigime për blerje votash, por nuk i transmeton

“Video në zyrën e Gjicit për llogari të ‘Fiks

Alma Kaçi ka folur publikisht për mediat pas akuzës për ‘prostitucion’ dhe dënimit me 1 vit burg nga GJKKO.

Ajo tha për Syri tv se filmimin në zyrën e ish kreut të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici e ka bërë për llogari të emisionit ‘Fiks Fare’ në Top Channel.

Në zyrën e Safet Gjicit përfundova nga emisioni Fiks Fare. Çdo gjë ishte e planifikuar prej tyre. Ka qenë para votimesh, ka qenë një valë e nxehtë, ne morëm disa kryetarë bashkie për blerje votash etj. Ndërkohë te ky pamë gjënë interesante që ky përdorte zyrën e tij për epshet e tij shtazarake.

E diskutuam, e analizuam me të stafit, që është kryeredaktorja dhe gazetarja që unë bëjë temat, Antela Nika.

Dua të përmend se në disa punë që kemi zhvilluar së bashku, më kanë dhënë tema dhe së fundmi kemi bërë një blerje diplome false në Peqin, që është transmetuar, dhe emrin e personit Bedri Dervishi që ishte sekseri, ajo e ka hequr.

Pse nuk merret SPAK më këtë? Antela Nika e ka hequr emrin e këtij personi.

Prokuroria e Posaçme i ka të gjitha provat se më ka sekuestruar të gjithë telefonat. Normalisht më kapi papritur dhe nuk më lajmëruan. Për shembull siç bëri me Safetin që kishte ndërruar telefonin dhe nuk i gjetën asnjë gjë normalisht. Ose i gjetën dhe është lojë fjalësh”, tha Kaçi.

Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë.

Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.

Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë.

Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë,’ tha Kaçi.

 

 

Të fundit